Google ADS

Zyrtare: Nainggolan jashtë skuadrës së Belgjikës

14:27 | 10 Nëntor 2017
Arbresh Info

Radja Nainggolan i Romas është detyruar të largohet nga skuadra e Belgjikës për shkak të një lëndimi në ijë.

Mesfushori është ftuar për ndeshjen ndaj Meksikës dhe Japonisë nga trajneri Roberto Martinez, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, u raportua mbrëmjen e kaluar se futbollisti është lënduar dhe sot “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar se ai është larguar nga skuadra.

“Radja Nainggolan mungon në ndeshjet Belgjikë – Meksika dhe Belgjikë – Japoni”, konfirmoi Federata e Futbollit të Belgjikës në rrjetin social Twitter.

“Ekzaminime shtesë këtë mëngjes kanë konfirmuar një këputje të vogël në ijën e tij të djathtë”

Nainggolan prandaj do të rikthehet në Itali për skanime të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme