Gjykimi ndaj gjyqtares së suspenduar të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, Safete Tolaj do të bëhet në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 23 nëntori është data e caktuar për t’u mbajtur shqyrtimi fillestar, në rastin ku Tolaj po akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “asgjësim apo fshehja materialit arkivor” si dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Së bashku me Tolajn, po akuzohet edhe djali i saj Fisnik Tolaj, për veprat penale “mashtrimi”, “ushtrim i ndikimit”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe i pandehuri G.Sh për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lajmin për fillimin e gjykimit ndaj gjyqtares Tolaj dhe dy të pandehurve tjerë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar gjykatësi i këtij rasti, Agim Maliqi.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Safete Tolaj, në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, përkatësisht për të pandehurin Fisnik Tolaj, ka keqpërdor autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që, pasi e pandehura më 2 janar 2017, e kishte caktuar paraburgimin për një të pandehur, derisa i pandehuri Fisnik dhe G.Sh takohen dhe ky i fundit duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalon kompetencat e tij dhe i jep shumën prej 1,900 euro të pandehurit Fisnik, për të ndikuar tek e pandehura, e cila më pas më 10 janar 2017, masën e paraburgimit e zëvendëson me masën e dorëzanisë.
Tani e pandehura Safete Tolaj, sipas aktakuzës pretendohet se deri më 13 janar 2017 ka fshehur materialet arkivore të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, ashtu që në shtëpinë e të njëjtës janë gjetur dosje origjinale të kësaj gjykate, e të cilat e kishin vendin në arkivin e gjykatës.
Gjithnjë, sipas aktakuzës, e pandehura deri më 13 janar 2017, në gjykatën e lartcekur i ka mundësuar të pandehurit Fisnik Tolaj, përpilimin e dokumenteve dhe shkresave zyrtare ashtu që ky i fundit duke shfrytëzuar pozitën e të pandehurës dhe me dijeninë e saj, përdor vulën dhe shkresat zyrtare në të cilat fut përmbajtje të rreme.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në janar të këtij viti, e kishte suspenduar Safete Tolajn nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjykatën në Deçan, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer vepra të karakterit korruptiv.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin