Suedi – Itali, formacionet e mundshme

12:42 | 10 Nëntor 2017
Arbresh Info

Mediat italiane kanë publikuar tashmë formacionet e mundshme të Kombëtares së Suedisë dhe Italisë për takimin e sotëm (e premte) të “Play-Off”-it.

Kombëtarja Azurre është mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë “Play-Off” për kualifikime në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Ndehsja e parë luhet sot (e premte) në “Friends Arena” me fillim nga ora 20:45, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet të hënën mbrëma në San Siro të Milanos.

Italia do të vuaj shkaku i katër mungesave të rëndësishme si Simone Zaza, Stephan El Shaarawy, Danilo D’Ambrosio dhe Leonardo Spinazzola.

Italia gjatë stërvitjeve të fundit për duelin me Suedinë
Italia gjatë stërvitjeve të fundit për duelin me Suedinë

Kjo ka bërë që trajneri Giampiero Ventura të mendoj për zëvendësimin e tyre, duke inkuadruar disa lojtarë tjerë në rolin e sulmuesit dhe anësorit.

Kështu, në vend të Zazas në sulm do të luaj Andre Belotti, ndërsa vendin e Spinazzolas do ta zë Matteo Darmian.

Në anën tjetër, trajneri i Suedisë ka gjithë futbollistët në dispozicion dhe pritet të startoj me formacionin më të mirë të mundshëm.

Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen; Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Toivonen

italy-e1510310999321

Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Verratti, Darmian; Immobile, Belotti

italy-1-e1510311022784

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme