Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se prioritet parësor i Qeverisë së Kosovës mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Tahiri ka potencuar faktin se dikasteri që ai drejton ka përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane duke dërguar në Kuvend, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit si dhe hartimin e një koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve publik ndaj të cilëvë është ngritur aktakuzë, njofton Klan Kosova.
Ministri i Drejtësisë që po merr pjesë në konferencën “Agjenda për Reforma Evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit” ka thënë poashtu se shumë shpejt do të dërgohet në Qeveri edhe projektligji i ri për Prokurorin e Shtetit që sipas tij, mundëson forcimin e luftës kundër krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...