Ekonomia në Eurozonë, sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së, gjatë vitit në vijim do të rritet shumë më fuqishëm nga sa parashikohej deri më sot. Pagat do të rriten më shpejt.
Ekonomia në 19 vendet e Eurozonës, sipas Komisionit të BE-së, po rritet sivjet më fuqishëm krahasuar me të gjitha dhjetë vitet e fundit. Produkti i brendshëm bruto (BIP) në hapësirën e Euros mund të rritet me 2,2 përqind, e kësisoj më shumë se në pranverë, kur pritej një kuotë rritjeje prej 1,7 përqind. Kjo del nga raporti i vjeshtës për prognozat i këtij autoriteti në Burksel, bërë publik të enjetn (9.11). Për vitin 2018 Komisioni e ka rritur parashikimin e rritjes së BIP me 2,1 nga 1,8 përqind sa ishte parashikimi deri tani. Ndërsa për 2019 parashikoehte një rritje me 1,9 përqind.
“Ekonomia dhe punësimi po rriten në mënyrë robuste, investimet po rriten dhe deficitet në sektorin publik dhe kuota e borxheve janë në rënie”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis. Politika duhet të kujdeset, që “rritja ekonomike të bëhet e prekshme për mbarë shoqërinë”. Komisari i BE-së për ekonominë Pierre Moscovici shtoi: “Probleme të caktuara si borxhet e larta dhe rritjet e ngadalta të pagave do të vazhdojnë.”
Optimizëm për tregun e punës
Për tregun e punës Komisioni shprehet optimist. Mesatarja e kuotës së papunësisë për vitin 2017 do të jetë 9,1 përqind e kësisoj në nivelin më të ulët që nga viti 2009. Vlera mund të ulet edhe më tej dhe më 2019 ajo mund të jetë në 7,9 përqind. Numri i të punësuarve parashikohet të arrijë rekorde të reja.
Inflacioni në Eurozonë sivjet do të jetë mesatarisht 1,5 përqind, më 2018 do të ulet me 1,4 përqind dhe më 2019 sërish do të ketë rritje me 1,6 përqind.
Malta kryeson
Malta është ndër 19 vendet e Eurzonës sërish kryesuse për rritjen ekonomike. Në këtë vend Komisioni parashikon një rritje për 2017 me 5,6 përqind. Edhe në Irlandë koniuktura do të rritet fuqishëm me 4,8 përqind dhe në Slloveni me 4,7 përqind. Ekonomia gjermane sipas parashikimeve rritet më 2017 me 2,2 përqind po aq shpejt sa edhe e gjithë Eurozona bashkarisht dhe më 2018 do të jetë një rritje me 2,1, ndërsa më 2019 me 2,0 përqind.
Vendet e tjera të industrializaura si Franca dhe Italia, sipas Komisionit, në vitet 2017 deri më 2019 do të kenë një rritje më të moderuar ekonomike. Në Francë kuota e rritjes parashikohet me rreth 1,6 përqind dhe në Itali me 1,5 përqind sivjet dhe rreth 1,0 përqind më 2019.
Risku mbetet
Për Spanjën Komisioni pret për 2017 një rritje me 3,1 përqind. Kriza kushtetuese për Katalonjën deri më tani i ka mpirë tregjet. Megjithatë ende nuk mund të parashikohet, se si do të mund të influencojë konflikti vitin e ardhshëm ndaj rritjes ekonomike.
Si risqe për koniunkturën në hapësirën e Eurozonës ekspertët e BE-së vlerësojnë rritjen e tensioneve si kriza për Korenë e Veriut, kushtet më të këqia mbarëbotërore të financimit dhe izolimi i tregjeve në tregtinë botërore.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...