Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës kanë protestuar sot para komunës së Prishtinës për mos pagesën e pagës.
Isuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat ka thënë me këtë rast se nëse deri të hënën nuk dalin paratë e punëtorëve teknikë të gjashtë shkollave që po protestojnë, atëherë të martën do të hyjnë në grevë, shkruan arbresh.info.
“Sigurisht se ky problem do të zgjidhet por deri kur ne duhet të merremi për çdo muaj se kur do të dalin pagat? Gjashtë shkolla, janë 74 punëtorë të cilët i kanë privatizuar dhe kanë bërë prona se si do të funksionoj kjo. Edhe për muajin shtator edhe për muajin gusht i kemi nxjerrë pagat me protesta Nëse deri të hënën nuk dalin pagat tona, atëherë do të futemi në grevë”, ka thënë Isufi.
Ai ka kërkuar që këta punëtorë të kthehen nën menaxhimin e komunës./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...