Qeveria ndan 300 mijë euro për delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990

09:47 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë  në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka thënë se mjetet financiare do të ndahen nga buxheti i Kosovës për vitin 2017, ku janë  300 mijë euro, shkruan arbresh.info.

“Objektivi kryesor i këtij propozimi është që këtyre delegatëve tu ndahet kompensimi  në vitin 2017. Janë gjithsej 111 në gazetën zyrtare. Shuma prej 300 mijë do të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka thënë Reçica.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme