Lista Serbe vazhdon të jetë pengesë për krijimin e ushtrisë

08:41 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ndonëse transformimi i FSK-së në FAK po premtohet për vite të tëra, Kosova ende po vazhdon të mos e ketë ushtrinë e saj.

Përkundrazi, pavarësisht zotimeve të politikanëve se së shpejti do të ndodhë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), këtë proces po vazhdon ta bllokojë Lista Serbe, shkruan sot gazeta Zeri.

Kjo meqë për të ardhur deri te krijimi i ushtrisë (për t’i votuar ndryshimet kushtetuese), pos votave të shumicës, nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve joshumicë.

Mirëpo përfaqësuesit e Listës Serbe tashmë janë deklaruar disa herë se nuk do ta mbështesin formimin e ushtrisë. Madje për një zotim të tillë ata kanë marrë kurajë edhe nga Serbia e Rusia. Por, pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke punuar intensivisht drejt bërjes së ushtrisë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës kanë konsideruar se zvarritja e këtij procesi ka të bëjë me pazotësinë e institucioneve që ta arrijnë një dakordim me partnerët strategjikë. Kurse ekspertët e sigurisë thonë se problemi kyç i mosbërjes së ushtrisë ka të bëjë pikërisht me qëndrimet (kundër) të Listës Serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme