Google ADS

Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!

08:26 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Maskat po përdoren gjithmonë e më shumë nga shumica e femrave, e ndarja e tyre në bazë të llojit të lëkurës i ka dhënë një avantazh të madh përdorimi.

Ashtu sikurse dihet, masat e realizuara në shtëpi janë më të preferueshme se ato të fabrikës, të cilat shpesh përmbajnë kimikate.

Çfarë përdorni gjatë natës është më e rëndësishmja ndër të tjerat, për aq kohë sa zgjimi meriton një lëkurë të shkëlqyeshme e të freskët.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ne ju zbulojmë sekretin e largimit një herë e përgjithmonë të shkëlqimit të tepruar nga fytyra. Ju mjaftojnë dy lugë çaji qumësht, tre pika lavandë dhe një pambuk. Shtoni pikat e lavandës tek ena me qumësht dhe lagni pambukun me masën e formuar. Aplikoni locionin butësisht në lëkurën e pastruar mirë paraprakisht dhe lëreni përgjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë të vakët. Qumështi do të mundësojë largimin e yndyrës së tepruar dhe të grumbulluar me shumicë. Ja pra, zgjidhja u gjet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme