Google ADS

PSG i dërgon mesazh Man Utd rreth Jose Mourinhos

08:27 | 10 Nëntor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka mohuar interesimin për trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Raportet të enjten pretenduan që hierarkia e Manchester United “frikësohet” që Mourinho mund të largohet nga Old Trafford këtë verë për të marrë detyrën te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Lideri në Liga 1 thuhet se nuk është i kënaqur me trajnerin aktual Unai Emery dhe do të kërkojnë për zëvendësimin e tij në fund të sezonit, vetëm në rast se është në gjendje t’i dërgoj drejt triumfit në Ligë të Kampionëve.

Mourinho, kontrata e të cilit te United skadon në qershor të vitit 2019, thuhet të jetë në krye të shënjestrave të PSG-së si pasardhës të Emeryt.

Por, një zëdhënës i PSG-së ka thënë për ‘BBC‘ se klubi francez “nuk ka interesim” në trajnerin portugez Jose Mourinho”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme