Nuk do mend që, njerëzit me inteligjencë më të lartë se sa mesatarja kanë aftësi vepruese dhe zgjidhëse të problemeve, shumë më të mprehta se ata që kanë inteligjencë mesatare.
Megjithatë, vendimet e tyre duket se kryesisht i fillojnë duke i injoruar problemet e shumta ditore të cilat i rëndojnë shumë njerëz, siç është organizimi i gjërave, përpjekja për t’u sjellë mirë gjatë tërë kohës, etj.
Studimet tregojnë se inteligjentët nuk janë aspak të organizuar.
Sipas shkencëtarëve, një ambient lëmsh u shërben më mirë për rritje të kreativitetit inteligjentëve sesa një tavolinë e organizuar mirë.
Veç kësaj, studimet tregojnë se inteligjentët shajnë gjatë tërë kohës. Sipas tyre, sharja dhe ofendimet janë të varura nga një fjalor i zgjeruar dhe rrjedhshmëri e madhe – diçka të cilën inteligjentët e posedojnë pa dyshim.
Sa i përket gjumit, inteligjentët nuk mund të flenë herët – duket se ashtu janë të dizajnuar. Studimet tregojnë se inteligjentët rriten asisoj që parapëlqejnë të flenë më pak, ku ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, ndërsa fëmijët me inteligjencë më të lartë se 125 flejnë pas orës 00:00.
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë