Hulumtuesit amerikanë kanë ardhur në përfundim që mungesa e bukurshkrimit te mjekët është fatale për shumë pacientë nëpër spitalet e Shteteve të Bashkuara.
Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë të publikuar më 2016 fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërimin e barnave nga udhëzimet e mjekëve shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA.
Këtë problem, kompanitë e teknologjisë në bashkëpunim me institucionet po luftojnë ta rregullojnë duke futur në përdorim sistemin e përshkrimit të barnave përmes teknologjisë, e cila do të përdorej nga mjekët dhe do të evitoheshin gabime të tilla, që shumë njerëzve u kushtojnë me jetë.
Google, Aetna, Dell e shumë spitale në Amerikë tashmë kanë prezantuar këtë sistem që mjekëve do t’u ofrohet pa pagesë.
“Mijëra njerëz po vdesin, kjo është çmenduri. Ne kemi zgjidhjen për këtë problem dhe ende nuk e kemi bërë”, thotë Glen Tulliman, shef i kompanisë Allscripts që ka themeluar programin kompjuterik për përshkrim të barnave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...