Një baba ka mbetur i shokuar kur ka zbuluar se vajza e tij 9-vjeçare kishte gjetur paswordin e llogarisë së tij PayPal ndërsa ai ishte në gjumë duke harxhuar 1000 paund nga paratë e tij për një udhëtim ëndrrash në Disneyland në Paris.
Ian Wilson, 53 vjeç, nga Immingham, Lincolnshire ishte duke fjetur kur Susan kapi telefonin e tij dhe rezervoi udhëtimin, pasi kishte hamendësuar me saktësi fjalëkalimin në telefonin e babait.
Vajza shpenzoi 400 paund për fluturimet dhe një kartë dhuratë hoteli, 214.08 paund në një udhëtim VIP deri në Kullën Eifel dhe 381.84 paund për biletat e parkut dhe udhëtimin me trenin Disneyland Express për shkak të largimit të nesërmen.
Bëhet fjalë për një udhëtim dy-ditor në Paris për familjen e saj prej pesë personash, duke përdorur kartën e kreditit të babait të saj.
“Unë nuk mendoj se Susan e kuptoi me të vërtetë seriozitetin e asaj që kishte bërë. Ajo tha se i vjen keq dhe premtoi të më japë 10 stërlina, për të ndihmuar në pagimin e pushimeve”, tha Wilson për The Sun.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...