Lajm i mirë? Ka truke të provuara për të rritur djegien tuaj të yndyrnave nga mëngjesi në darkë, pa ndërprerë stilin tuaj të jetesës.
Revista “Time” na propozon pesë mënyra për të përshpejtuar metabolizmin.
Mos u ulni menjëherë
Silluni vërdallë, qëndroni pak dhe përtypni çamçakëzë, këto tipe aktivitetesh të njohura me termin NEAT (Aktivitete pa ushtrime), kanë treguar se kanë ndihmuar që djegia e kalorive të shkojë nga 300 në 2 mijë kalori.
Bëhuni fans i çajit jeshil
Studimet tregojnë se çaji jeshil rrit metabolizmin nga 4 në 5 %. Mos ngurroni ta bëni pjesë të ditës tuaj kur ai mban vetëm 2 kalori, pa sheqer sigurisht.
Pini më shumë ujë
Një studim gjerman tregon se pirja e dy gotave ujë përmirëson djegien e kalorive me 30% që në 10 minutat e para dhe ky efekt zgjat më shumë se një orë.
Limoni dhe vitamina C
Shtoni lëng të freskët limoni në çajin apo ujin tuaj, për të marrë vitamina C. Universiteti Shtetëror i Arizonës ka zbuluar se ushtruesit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë C mund të djegin 25% më pak kalori gjatë stërvitjes.
Bëhuni zbavitës
Një studim i publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit tregon se e qeshura shton një sasi të vogël të djegies së kalorive, dhe madje me shifra matematikore 15 minuta të qeshura pa fund djeg deri në 40 kalori.
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...