Tradhtia përgjithësisht do të thotë se nuk jeni plotësisht i kënaqur me partnerin aktual ose ndjeni se diçka mungon në marrëdhënie.
Nëse jeni tërësisht në dashuri dhe të lumtur në marrëdhënien tuaj, pse partneri juaj mund të kishte një lidhje tjetër?
Ndoshta prej disa kohësh keni ndjerë se diçka është ndryshe ose sjellja e partnerit tuaj ka ndryshuar. Askush nuk dëshiron ta tradhëtojnë dhe nëse besoni se partneri juaj ka një marrëdhënie tjetër mund të hetoni pak, duke marrë parasysh shenjat e mëposhtme…
Ndryshime në pamje dhe në qëndrim
Papritur ai/ajo ka një preokupim të papritur me pamjen. Është më e interesuar për mënyrën se si vishet, shkon shpesh për të rregulluar flokët apo në palestër, edhe nëse më parë këto nuk kanë qenë prioritete.
Intimitet i pakësuar
Nëse në të shkuarën ishit mësuar të ndanit çdo gjë së bashku, tani partneri/partnerja juaj duhet i distancuar dhe hesht kur ju përpiqeni të diskutoni gjëra intime. Kjo mund të thotë se ai/ajo tashmë e ka distancuar veten emocionalisht dhe mendërisht prej jush. Ai/ajo është papritur i (e) ftohtë dhe e humb interesin për të bërë diçka me gruan apo bashkëshortin.
Është bërë i/e fshehtë
Ai/ajo nuk ndan më ngjarjet e ditës me ty. Mbase mund ta mënjanojë diçka të tillë sepse ndihet në faj. Mos u bëni paranojakë dhe dyshues, por pyeteni nëse është çdo gjë në rregull, pasi ka filluar të sillet ndryshe së fundi.
Munges interesi në familje
Nëse gruaja juaj nuk është më e emocionuar dhe mezi pret t’iu takojë në derë pas pune mund të ketë një problem. Ose kur partneri juaj ndjen nevojën e papritur për të dalë jashtë duke kërkuar një arsye për të mos e shoqëruar.
Nuk grindet dhe kundërshton më pak
Njëherë e një kohë, çdo veprim i juaj duhej të paramendohej, por tani të gjitha gjërat e vogla që dikur ia ngrinin nervat dhe veprimet tuaja nuk e nevrikosin. Kjo mund të jetë një gjë e mirë, por ju pyesni veten pse asaj nuk i bëhet më vonë për këto.
Më shumë telefon dhe internet
Flet në telefon me zë të ulët, gati duke pëshpëritur dhe e ul apo e mbyll menjëherë telefonin kur ju shfaqeni apo shkoni afër. Ajo mbase ka edhe një adresë të re e-maili për të cilën nuk iu ka treguar. Ajo mund të ketë blerë edhe një telefon dhe nuk ju ka thënë. Pyeteni nëse është e vërtetë dhe nëse fillon t’iu akuzojë është e dukshme se po ju tradhton.
Është përherë me vonesë
Në të shkuarën ajo nuk vinte kurrë vonë në shtëpi por tani diçka e tillë ndodh gjithnjë e më shpesh. Shpjegimi i saj është se duhej të rrinte më tepër në zyrë sepse kishte shumë punë për të bërë, ose se doli nëpër dyqane.
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...