Agim Bahtiri ka refuzuar të përballet me Valdete Idrizin në RTV 21, tashmë kur kanë mbetur pak ditë para se qytetarët e Mitrovicës të zgjedhin se kush do ta drejtojë qytetin e tyre në katër vjetët e ardhshëm.Kandidatja nga radhët e PDK-së për komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi në “Click” të RTV21 ka folur koalicionet e bëra si nga ana e partisë së saj dhe po ashtu të AKR-së në Mitrovicë.
Idrizi tha se PDK ka qenë e hapur për bashkëpunime që nga dita e parë në Mitrovicë dhe kandidatja nga radhët e PDK tha se është e lumtur që partia e saj ka arritur koalicion më AAK-në në komunën e Mitrovicës .
Kandidatja e PDK duke folur për koalicionin e arritur mes AKR-së dhe VV në Mitrovicë tha se nuk ka qenë befasi ky koalicioni i arritur dje, pasi që siç tha ajo në raundin e parë të zgjedhjeve kanë parë një simpati të ngushtë mes këtyre dy partive.
“Një pjesë shumë e madhe e elektoratit të partive tjera dhe aktivistë të partive tjera janë mobilizuar dhe po më ndihmojë duke besuar se une jam liderja e ndryshimit në Mitrovicë”, tha Idrizi.
Kandidati i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri ka refuzuar që të jetë përballë kandidates së PDK në “Click” dhe nuk ka marrë pjesë në debat. Ndryshe gara e balotazhit në Mitrovicë do të zhvillohet mes Valdete Idrizit nga PDK dhe Agim Bahtirit nga AKR
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?