Ish-presidenti amerikan, njëherëit edhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton, ka deklaruar se Presidenti aktual, Donald Trump, bën pjesë në “mesin e diktatorëve”.
Në një intervistë për një televizion amerikan, Clinton ka folur edhe për humbjen e bashkëshortes së tij, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale, transmeto portali arbresh.info
Ai ka theksuar se në “grupin e diktatorëve”, ka përfshirë Presidentin rus, Vladimir Putin, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe të gjithë ata “që duan të shfuqizojnë linjën mes faktit dhe fiksionit, të vërtetës dhe gënjeshtrës”.
Sipas tij, liderët sikurse Trump shumë shpejt do të “pranojnë se demokracia është gjë e pamundur”.
Bill Clinton ka theksuars e një ndër problemet më të mëdha me të cilat është duke u ballafaquar Amerika është ndarja dhe më pas renditet emigracioni, vrasjet dhe varfëria./arbresh.info/
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...
Rizvanolli për KEK-un: Ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmar...
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Shirat e dendur godasin Japoninë, një i vdekur dhe disa të z...
Kurti: Qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë s...
FIFA cakton datat dhe vendin e Intercontinental Cup, Real Ma...