Çfarë duhet të bëni për t’i luftuar rrudhat?
Sekreti për të qëndruar të rinj është ngrënia e çokollatave dhe pirja e verës së kuqe, thonë shkencëtarët.
Studiuesit kanë zbuluar se të dyja, si vera dhe çokollata, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra, duke i bërë ato të fillojnë të sillen më shumë si qelizat e reja.
Me kalimin e viteve ADN-ja në qelizat tona humbasin gradualisht telomerët mbrojtës. Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator.
Këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat njihen për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata. Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapit të suksesshme antiplakje.
Drejtuesi i studimit, Profesor Harries tha: “Ky është një hap i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të jetojnë një jetë normale, por edhe të shëndetshme”. /GSh
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare