Abrashi: Katër vitet e humbura të Shpend Ahmetit

21:09 | 9 Nëntor 2017
M. A.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi në emisionin “Monitor” në RTK, foli për programin, dhe projektet e tij për zhvillimin e kryeqendres. Ai kritikoi kundër- kandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmetin, për punët që nuk i ka bërë në katër vitet e kaluara të mandatit të tij.

Abrashi duke kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit, tha se është pikërisht kandidati i VV-së, i cili po iu ikë debateve televizive, duke thënë se po merret me shpifje dhe dezinformatave duke bërë një luftë speciale sikurse e bënë VV-ja dhe kandidati i saj Shpend Ahmeti..

Ai tha se do të jetë një tip bashkëpunues me të gjithë ata që kanë për qellim përmirësimin e kushteve të qytetarëve dhe zhvillimin e Prishtinës.

Abrashi tha se programi i tij për Prishtinën parasheh edhe investimin 80 milionësh të cilat mjete nuk janë shfrytëzua gjatë katër viteve të kaluara, sepse kryetari i deritashëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, sipas tij, nuk është ma marr me punët zhvillimin e Prishtinës, por me tema të mëdha si tema e demarkacionit madje dhe ka qenë edhe pjesëmarrës në protesta të dhunshme ku edhe u dëmtuar qyteti.

“Në program kemi edhe formimin e Fondit për punësim në Prishtinë. Do ti ndihmojmë kompanitë që të punësojnë punëtor në mënyrë që ti nxisim ato të hapin vende të reja të punës”, tha Abrashi.

Ai më pas tha se në program ka menduar edhe për punësim në sektorin e ndërtimtarisë, sepse as aty nuk është punua gjatë katër viteve të kaluara, Në sektorin e ndërtimit, sipas tij, do të hapë vende të reja, kjo do të bëhet para së gjithash me investimet në “Prishtinën e Re”.

Abrashi foli edhe për projektin tjetër të rëndësishëm, Rrugën A, e cila do të hapë mundësi të reja në zhvillimin e kryeqytetit.

Ai tha se Prishtinës i duhen edhe shtatë shkolla, mësim më cilësor, prandaj tha se ka parashikuar ndërtimin e shkollave të reja në shumë pjesë në qytet, me çka do të ndihmojë edhe në zhbllokimin e komunikacionit në qytetet.

Abrashi premtoi se për nxënës do të ketë edhe shujta te nxehta në shkolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme