Lekaj: Morëm garanca për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe në NATO

20:37 | 9 Nëntor 2017
M. A.

Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj aktualisht ndodhet për një vizitë në Gjermani.

Gjatë ditës ai ka zhvilluar takime të ndryshme.

Lekaj ka tkuar edhe Denis Ratke- deputet i PE, Reiner Jungus – Kryetar i Grupit Ekonomik dhe Matthias Hauer deputet i CDU’s në Bundestagun Gjerman.

Lekaj ka theksuar se Kosovës i nevojitet ndihma e Parlamentit, Qeverisë Gjermane dhe mbështetja në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se kanë marrë garanca se në partneritet të plotë do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

Shkrimi i plotë i Lekajt në Facebook:

Tutje në takime të ndara biseduam me Denis Ratke – Deputet i Parlamentit Evropian, Reiner Jungus – Kryetar i Grupit Ekonomik dhe Matthias Hauer deputet i CDU’s në Bundestagun Gjerman.

Me të cilët biseduam për të gjitha temat e nevojshme dhe të ndjeshme që i përkasin vendeve tona, por me shumë Kosovës e për të cilat i nevojitet ndihma e Parlamentit (Bundestagut), Qeverisë Gjermane dhe mbështetja në Parlamentin Evropian.

Interesimi për Kosovën është në të gjitha nivelet qeverisëse të Republikës Federale të Gjermanisë, por që deri me tani nuk ka ekzistuar pala tjetër, ajo e Kosovës, e cila në disa raste ka qenë e padukshme, dhe painteresuar për me keq.

Morëm garanca se në partneritet të plotë do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme