Të mësosh një gjuhë të dytë është dëshmuar që ofron përfitime shëndetësore dhe arsimore.
Njohja e një gjuhe të dytë, përmison zhvillimin e trurit, mbron trurin kundër çmendurisë dhe jep më shumë vëmendje, transmeton portali arbresh.info
Për momentin gjuha më e “nxehtë” për t’u mësuar është mandarin.
Familjet me profile të larta, janë duke insituar që fëmijët e tyre të mësojnë këtë gjuhë.
Kinezishtja është gjuha më e folur në botë, me rreth 1.2 miliardë njerëz. Ka dy dialekte, mandarin dhe kantonez. Mbi 1 miliardë njerëz flasin mandarin.
Studiuesit parashohin se mandarin do të bëhet gjuha më e rëndësishme sa i përket biznesit.
Të famshmit që kanë “detyruar” fëmijët të mësojnë gjuhën mandarin janë, Jeff Bezos, themelues i Amazon, Mark Zuckerberg, themelues i Facebook dhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Së fundmi mediat kanë theksuar se gjuhën mandarin do ta mësoj edhe Prince George, i cili do të ketë një mësuese të veçantë për mësimin e gjuhës në kopshtin e tij./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...