Reformim të thellë në sistemin e drejtësisë premton ministri Abelard Tahiri. Ai premtoi monitorim të punës në drejtësi.
Ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, thotë të jetë i vendosur në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për RTK-në, ai ka deklaruar se javën që vjen do t’ia procedojë Qeverisë formimin e një komisioni ndërinstitucional për të monitoruar për së afërmi organet e drejtësisë.
Ai tha se do të punojë që në kuadër të reformës me ligj, zyrtarët që udhëheqin pozita të larta shtetërore të pezullohen nga puna në rast se ngarkohen me ndonjë aktakuzë për afera korruptive ose keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndër të tjera, ministri Tahiri ka folur edhe për një menaxhim më efektiv të qendrave korrektuese. Sipas tij, në burgje do të ketë pajisje të reja të sigurisë dhe një numër prej 120 gardianëve të rinj në mënyrë që të ofrohet siguri më e madhe për të burgosurit. E për ata të cilët kanë vuajtur më shumë së gjysmën e dënimit, do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë 21 ditë pushimi e jo 14 siç i kanë pasur deri më tani.
Për një nga sektorët më të ndjeshëm, atë të drejtësisë, Tahiri thotë se do të mund t`u kthehet besimi qytetarëve vetëm atëherë kur nuk do të lejohet ndërhyrja e askujt në organet e drejtësisë, qoftë ajo edhe nga politika.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155552897443859/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...