Google ADS

Ziadin Sela justifikon humbjen përmes akuzave ndaj Ali Ahmetit

19:58 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zijadin Sela dëshiron të bëhet sërish protagonist i politikës dhe sa herë që ai është në situata të vështira politike , përmend ngjarjet e rënda të 27 prillit.

Të enjten ai shkoi akoma më larg me akuzat e tij që nëse janë ashtu siç ai i thotë, duke drejtuar gishtin te atentatorët e tij, këtë duhet t’a dëshmojë në instanca të larta gjyqësore dhe jo dëshpërimin dhe inatin e humbjes t’a nxjerrësh përms mllefit ndaj atyre që të treguan derën e humbjes , sepse duke bërë akuza të rënda për tentim atentat kjo është vetëm për të bishtëruar momentin paszgjedhorë kur ai duhet të jep përgjegjësi për humbjen e Strugës dhe me automatizëm lëkundet edhe posti i kryetarit të Aleancës.
Ai akuzoi edhe njëherë liderin e BDI-së të enjten por pas ngjarjeve të Prillit ai u bë pjesë e Qeverisë bashkë me Ali Ahmetin. Atë kohë ai nuk i përmendi këto “fakte”, atë kohë ai ndau pushtetin me atë që i drejton akuzat e rënda. Në rrjedhën politike ka zhvillime të paimagjinueshme, por duket se Sela më shumë për të shpëtuar politikisht dëshiron të prodhojë situata tjera për të shpërqendruar vëmendjen gjetkë, për t’i ikur disfatës nga Merko që ia pushtoi Komunën dhe e dërgoi në një humbës të madh Selën që në politikë erdhi me filozofinë e madhe të Arbër Xhaferit dhe tani me deklarata dhe akuza të ashpra të paargumentuara ndaj sulmuesve të vërtetë , do që t’i jep jetë pozicionit të tij politik të lëkundur, madje edhe të mbaruar para kohe.

Sela me çdo kusht do të jetë identik si paraardhësit politik që humbjen e shndërrojnë në fitore dhe duan me çdo çmim të mbeten në politikë ndërsa justifikimin e gjejnë te një moment që ka qenë si episod i keq , por s’mund përgjithmonë të përmendesh 27 prillin , s’mund t’i bësh akuza kaq të rënda pa depozituar të gjitha faktet nëse vërtetë ajo që thua është e vërtetë apo një manipulim për opinionin për të justifikuar humbjen dhe për t’u dukur si “ikonë”politike kur në fakt edhe mund të ishe por nuk je më .

Nëse Ali Ahmeti apo kushdo tjetër të ishte regjisori i atentatit, atëherë përse Sela u fut në qeveri me të dhe atëkohë ai dukej kaq i ngazëllyer në takimet me Ali Ahmetin.Madje buzëqeshja dhe të qenit në një tavolinë me fituesin e perhershëm, e bënte Selën sikur të ishte në qiellin e shtatë.Sela harron se u bë krahë me Ali Ahmetin pas 27 prillit dhe sakaq përse tani u bë e gjitha ndryshe .Atë kohë as e përmendi këtë histori , sepse donte me cdo kusht të ishte pjesë e qeverisë.Por në momentin kur Selës iu lëkund karriera politike ai ka humbur busollën duke justifikuar kështu atentatorët e vërtetë . Historitë e trishta personale në rrugën e vështirë politike dhe në atë sekuencë të 27 Prillit duhet dalluar nga ky moment i ri .Sela që në momentin kur nga një lider me qëllime të “përmasave ” të mëdha iku në strofkën e Komunës duke u shuar politikisht po përmes humbjes së asaj Komune, tregoi se nuk ka përmasa politikani gjigand.Ai tashmë ka dy rrugë.E para të gjejë regjisorët e vërtetë të rrahjes së tij më 27 prill dhe këtë t’a bëj përmes rrugëve gjyqësore në institucione përkatëse dhe jo me deklarata politike akuzuese dhe e dyta është të jep përgjegjësi për humbjen në Strugë nëse do që të ketë një copë ndërgjegjeje se të humbësh të pret dorëheqja, ose në të kundërtën ai është i llojit të atyre politikanëve që lehtë vijnë në skenën politike por është rëndë më t’i shkulësh prej aty duke zënë rrënjë, duke u mykur në politikën që më shumë është përfituese se sa me qëllime kombëtare si proklamohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme