Delet “mund të njohin fytyrat e njerëzve të njohur”

19:42 | 9 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një studim i fundit i kryer Cambridge University ka zbuluar se delet mund të njohin fytyrat e njohura njerëzore.

Në eksperimentin e kryer, studiuesit kanë përdorur fytyrat e aktorëve Jake Gyllenhalla dhe Emma Watson, ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe një gazetares së BBC-së, Fiona Bruce, transmeton portali arbresh.info

Me këtë rast, delet kanë arritur të dallojnë personat më shumë të fashmëm, nga ata që njihen më pak.

Studimi ka gjetur se delet kanë aftësi të dallojnë fytyrat e njohura, edhe pse në studimet e mëparshme është thënë që delet kanë aftësi të dallojnë njerëzit, por jo edhe të dinë se kush është më i njohur.

“Ajo që bëjmë është të pyesim nëse një dele mund të mësojë të njohë dikë bazuar në një fotografi”, tha Jenny Morton, autor kryesor i studimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme