Ndryshimet atmosferike dhe rënia e temperaturave kanë ndikuar në shfaqjen e virozave gripale dhe shtimin e rasteve ku pacientët kërkojnë ndihmën e mjekëve.
Por në spitalin e Kukësit, krahas pacientëve në një ditë të zakonshme që i drejtohen ambienteve të spitalit për t’u këshilluar me mjekët në lidhje me shqetësimet që hasin dhe problemet e tyre, sot siç duket edhe në foto bluzat e bardha kanë patur pacientë speciale dhe këto janë tri dhi, të cilat kanë përshkruar korridoret e spitalit, ndoshta për të kërkuan ndihmën e mjekëve nga luhatja e temperaturave dhe virozat stinore, transmeton report.tv.
Sakaq, nuk dihet se si u shfaqën kafshët në ambientet e spitalit, por kjo panoramë të lë të kuptosh se në spitalet tona ndodhin çudira nga më të ndryshmet.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...