Durrës, 21-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

18:59 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A. C.

Policia ka njoftuar se i riu është gjetur pa shenja dhune në banesën e tij rreth orës 16:20 të ditës së djeshme. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme