CIA ‘imitoi’ kompaninë ruse të anti-virusëve

18:26 | 9 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

WikiLeaks ka deklaruar se ka publikuar një kod të hakerave të CIA-s, ku thuhet se virusi i drejtuar nga agjencia të mund të maskonte veten nën cerfitikatë të rreme dhe të imitonte kompanitë publike, përkatësisht firmën ruse të sigurisë kibernetike, Kaspersky Lab.

Plani i hulumtimit të CIA-s për shumë platform “hive” ishte në gjendje të imitonte etnitetet ekzistuese për të fshehur dyshimet nga përdoruesi që është spiunuar, thotë WikiLeaks, transmeton portali arbresh.info

Publikimi i informacionit do të ishte i gabuar për një kompani të implikuar dhe të paktën tre shembuj tregojnë se programi “hive” është në gjendje të imitojë kompaninë ruse të sigurisë kibernetike.

WikiLeaks ka filluar të publikojë dokumentet e “hive” që nga muaji prill i këtij viti, duke ekspozuar kompletimin e softuerit të përdorur nga CIA.

Kaspersky Lab është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët amerikanë për përfshirjen në sulmet e pretenduara gjatë zgjedhjeve presidenciale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme