Certifikohen 21 hetues të Inspektoratit Policor në Kosovë

16:45 | 9 Nëntor 2017
M. A.

Në një ceremoni rasti që u mbajt sot në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) certifikoi si trajnerë 21 hetues dhe inspektor të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky certifikim erdhi pas një moduli trajnimi intensiv i cili u zhvillua në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës nga profesionistë të IKAP-it.

Në këtë ceremoni certifikimi morën pjesë dy udhëheqësit e këtyre institucioneve, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Hilmi Mehmeti dhe znj.Refike Sulçevsi – Drejtoreshë e Përgjithshme e IKAP-it, të cilët solemnisht shpërndanë edhe certifikatat për inspektorët dhe hetuesit që me sukses kanë ndjekur këtë modul trajnimi.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon IKAP-in për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë për ngritjen e kapaciteteve profesionale në Inspektoratin Policor të Kosovës./arbresh.info/

444_1510242107-3582885 111_1510242077-9617019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme