Google ADS

Ministri Ismaili është zgjedhur edhe asamblist në Prishtinë

16:25 | 9 Nëntor 2017
M. A.

Uran Ismaili përveç detyrës së ministrit të Shëndetësisë në Kosovë sot zyrtarisht ka marrë edhe një detyrë të re. Atë të asamblistit në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Ismaili në një postim në Facebook. Thotë se do të punojë në realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar edhe gjatë fushatës, si krijimi i Zyrës së Inovacionit apo buxhetimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

E dashur shoqëri, të dashur prishtinas,

Përkrahja e juaj e madhe, për çka u jam tej mase falënderues, ka bërë që unë të zgjidhem përfaqësuesi i juaj në komunën e Prishtinës.

Besimin që më keni dhënë në zgjedhjet e 22 tetorit, tani më mbetet mua t’ua shpërblejë me punë të mira dhe përmes mbrojtjes të interesave të kryeqytetit.

Unë do të punoj që të realizojmë projektet tona të cilat i kemi premtuar edhe gjatë fushatës, si: Krijimi i Zyrës së Inovacionit apo Buxhetimi me pjesëmarrje që ju mundëson juve vetë të vendosni për projektet në lagjen tuaj!

Faleminderit të gjithëve.
Urani

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme