Rita Ora: Mos harroni origjinën time

16:29 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Popstar do të udhëheqë Londrën Evening Awards.
Të dielën, Rita ora do të prezantojë Mtv Ema 2017 në Wembley Arena në qytetin e saj.

“Dua të shijoj momentin. Është qëllimi përfundimtar i jetës. Unë jam e paduruar, gjithmonë dëshiroj të përmirësohem. Por kurrë nuk kam kursyer veten në punë apo edhe në marrëdhënien time me audiencën. Dhe kur të vijnë këto momente, ti e kupton se çdo përpjekje ka kuptim”, është shprehur këngëtarja me prejardhje nga Kosova në një intervistë për Corriere Della Sera.

Në vitin 1991, Rita Ora ishte një fëmijë kosovar që po ikte nga vendlindja, ndërsa Jugosllavia po fillonte të shkatërrohej në gjeopolitikë. Sot, 26 vjet më vonë, ajo renditet si njëra ndër këngëtaret më të mira të popit.

26-vjeçarja është shprehur në disa intervista duke treguar faktin se ndjehet tejet e privilegjuar që iu caktua detyra e moderimit të një prej spektakleve më të mëdha në Evropë.
“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, ka thënë Rita, duke nënvizuar faktin se ndjehet e lumtur që do të performojë në qytetin që prindërit e saj zgjodhën pas ikjes si refugjatë.

gettyimages-486125156

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme