Google ADS

Bayern Munichu mendon të shes Vidalin verën e ardhshme

15:39 | 9 Nëntor 2017
Arbresh Info

Chelsea mund të rishfaq interesimin e tyre në Arturo Vidalin pasi Bayern Munichu mund të konsideroj shitjen e mesfushorit në fund të sezonit.

Vidal është kërkuar shumë për transferim te klubi në Stamford Bridge dhe trajneri Antonio Conte është duke dashur ribashkimin me kilianin, transmeton portali arbresh.info.

Arturo Vidal ishte transferuar nga Conte te Juventusi në vitin 2011 dhe dyshja kanë fituar tre tituj së bashku në Serie A me klubin italian.

Bayern Munichu është gjithashtu nën presion për të bërë një vendin rreth Vidalit, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019, gjë që do të thotë se ata duhet të shesin atë gjithsesi verën e ardhshme në mënyrë për të pranuar ndonjë tarifë nga shitja e tij.

Në fillim të këtij viti ka pasur raporte në Kili që Conte ka filluar të mësojë gjuhen angleze në mënyrë që t’i ketë më të lehtë gjërat në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme