Arsenali në luftë me Real Madridin për yllin në La Liga

15:17 | 9 Nëntor 2017
Arbresh Info

Arsenali i është bashkuar Real Madridit në garën për portierin e Athletic Bilbaos, Kepan.

Gjatë javëve të fundit, raportet në Spanjë kanë sugjeruar që Madridi ka kthyer vëmendjen e tyre te portieri i Bilbaos në vend të David De Geas së Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘Marca‘, Arsenali është i gatshëm të luftoj me kampionin e Evropës për nënshkrimin e 23-vjeçarit, derisa edhe Juventusi vazhdon monitorimin e portierit.

Gazeta e lartpërmendur shton se klauzola aktuale e Kepas është 20 milionë euro, tarifë që mund të aktivizohet nga secili klub në janar.

Kontrata e tij në Bilbao skadon në fund të sezonit./arbresh.info/

Të ngjashme