Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke vazhduar planet e tij për merkaton e ardhshme të transferimeve pas spekulimeve rreth të ardhmes afatgjate.
‘Sky Sports News’ mëson që Mourinho është ende planifikuar për të ardhmen e klubit dhe do të shpenzoj pushimet ndërkombëtare duke vëzhguar lojtarët e rinj, transmeton portali arbresh.info.
54-vjeçari pritet të marrë pjesë në ndeshjet në Evropë për të shikuar për ndonjë shënjestër të mundshme para se të rihapet merkato e transferimeve në janar.
‘The Sun’ raportoi të enjten që drejtorët e Manchester United “frikësohen” se Mourinho mund të jetë afër largimit për kalim te PSG.
“Aktualisht në Paris ka diçka të veçantë, Magji, kualitet, të rinj – është fantastike”, citohet të ketë thënë së fundmi trajneri portugez për gjigantin në Liga 1.
Tre asistime, një gol, Shaqiri i jashtëzakonshëm tek Baseli
Të paktën 126 të vdekur ose të zhdukur nga përmbytjet masive...
Arrestohen shqiptari dhe greku në Athinë, poseduan mbi 7 kil...
Kancelari Scholz: Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s...
Trepça shënon fitoren e radhës, mposht Boran
Parandalohet kontrabanda në Dubravë, në dy qese u gjetën 7 t...