Ish kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me vendimin e dhënë për çështjen “Kumanova”, ku gjykata e Shkupit ka dhënë një vendim me 746 vite burgim për 26 të akuzuar për ngjarjen e rëndë te ‘Lagjia e Trimave’ ku mbetën të vrarë shumë njerëz.
Ai ka kërkuar ndëshkim për ata albanofobë që kanë kërkuar të ç’popullojnë qytetin e shqiptarëve, ndërsa ka reaguar edhe në lidhje me indiferencën e kreut të qeverisë shqiptare.
“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vucic ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm Ballkanit. Për këtë qëllim ne dhunim të zbatimt ë ligjeve të kushtetutës regjimi Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësin vendor legjitim të shqiptarëve të Preshevës me vasalët e tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar për jetë a vdekje me ekzistencën e tij në mbrojte të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Po kështu në të njëjtën kohë u dënuan me 750 vjet burg shqiptarë në procesin e Kumanovës, një proces i stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse me të cilin me ngjarjen e Kumanovës albanafobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të ç’popullonin qytetin përjetësisht qytetin shqiptar të Kumanovës . kam kërkuara ndëshkimin e atyre albanofogëve që inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë njerëz dhe tani vazhdon me 750 vjet burg për shqiptarët”, tha Berisha.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...