Sergio Ramos nuk është dakord me pohimin e Cristiano Ronaldos që Real Madridit i mungojnë lojtarët që u larguan nga Santiago Bernabeu gjatë merkatos së transferimeve.
Madridi hoqi dorë nga Pepe, Alvaro Morata dhe James Rodriguez para sezonit 2017/18 dhe deri tani është përballur me një fillim mjaftë të vështirë duke qëndruar tetë pikë prapa lideri në La Liga – Barcelonës, pas 11 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk pajtohem me Cristianon”, ka thënë ai për ‘Cadena SER’. “Mendoj se është një opinion oportunist”
“Kur ne fituam dy Superkupat, askujt nuk i mungoi askush. Unë do ta vendosja më shumë theksin tek lojtarët e lënduar. Skuadra është më e fortë kur ne të gjithë jemi së bashku”
“Mua nuk më mungon askush. Askush. Skuadra ka ndryshuar sigurisht por disa kontribuojnë me disa gjëra dhe të tjerët kanë disa role të tjera”
Ronaldo ka shënuar vetëm një gol brenda shtatë ndeshjeve në ligë këtë sezon, por Ramos thotë se nuk është i shqetësuar me këtë.
“Nuk më intereson kush shënon. Për mua është e njëjta kënaqësi”, shtoi Ramos.
“Por, ai ka një rol tjetër. Këtu janë një numër i titujve individual që varen nga lloji i golave që shënoni”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...