Google ADS

Minierat fushë me interes për investime të huaja

09:34 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim Ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezidentë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëor në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, ka njoftuar Ministrin Lluka për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti. Për më tepër, Ambasadori gjithashtu ftoj Ministrin Lluka në konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova në këtë industri.

Ministri Lluka, gjithashtu i paraqiti planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet minerare, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët serioz të shteteve si Kanada drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Nga ana e tij Ambasadori Maksymiuk, ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e më tejm mes dyja vendeve.

Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme