Pasimi befasues nga Cristiano Ronaldo gjatë stërvitjeve

09:20 | 9 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo i ka shfaqur edhe njëherë botës pse është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ylli portugez ka shfaqur aftësitë e tij të një superylli gjatë seancës së stërvitjeve te Real Madridi dje, transmeton portali arbresh.info.

Klubi ka postuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram nga momenti kur sulmuesi pason topin në stilin e njohur si ‘rabona’ te bashkëlojtari i tij Gareth Bale.

Më poshtë mund të shikoni të gjithë këtë të kapur nga kamerat:

https://www.instagram.com/p/BbP7G2VBWN4/

Ronaldo vazhdon qëndrimin te klubi i tij gjatë pushimeve ndërkombëtare, gjë që do të thotë se do të mungojë në miqësoret e Portugalisë me Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme