Arsenali është i hapur të lejojë Mesut Ozilin t’i bashkohet Manchester United në janar nëse “Djajtë e Kuq” paguajnë klauzolën e tij me vlerë prej 30 milionë funta.
Reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe bisedimet e fundit me klubin rreth kontratës së re janë mbajtur në mars, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçari shpenzoi tri sezone nën udhëheqjen e Jose Mourinhos në Real Madrid dhe trajneri portugez vazhdon të qëndroj në kontakt me mesfushorin. Ozil ngjalli interesim të vogël verën e kaluar por shumë klubeve në mbarë Evropën do të interesohen për të nëse ai është në dispozicion në fund të sezonit.
Për t’iu shmangur një ankandi të hapur, Manchester United është i gatshëm të blej Ozilin në janar por Arsenali kërkon 30 milionë funta për reprezentuesin e Gjermanisë.
Ozilit i lejohet madje të luaj në Ligë të Kampionëve pasi ka luajtur në Evropa Ligë këtë sezon për “Topçinjtë”.
Futbollisti i fundit që Arsenali ka shitur te Manchester United është Robin van Persie që kaloi te klubi në Old Trafford në vitin 2012 për 22.5 milionë funta./arbresh.info/
Stresi ndalohet për 48 orë
MSH: Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa, morën ves...
GLPS: Kosova pa progres të mjaftueshëm
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e has...
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Policia shqiptoi 6 mijë e 242 gjoba për një muaj në Ferizaj