Në opinionin publik ka pasuar një reagim të ashpër ndaj lartësisë së dënimit për ish-shefin e DSK-së, Goran Grujevski, i cili sot u dënua me vetëm 1.5 vjet burg për rastin “Kalaja 2”, në lidhje me shkatërrimin e dokumentacionit dhe regjistrimeve të përgjimeve të paligjshme.
Rasti është krahasuar me dënime të tjera, siç është dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh për një person nga Velesi, i cili kishte vjedhur 150 qebabë, shkruan TetovaPress.
“Vendimi është i turpshëm. Fillimisht, gjykata duhej të merrte parasysh faktin se personi ishte në arrati dhe po gjykohej në mungesë. Është e vërtetë se PSP-ja duhet të jetë e kënaqur me vendimin, por kjo është një minus i madh për sundimin e ligjit “, ka thënë për “prizma”, avokati Zvonko Davidoviq.
“Ndonëse Kodi Penal parashikon që për veprën që ngarkohet, Grujevski, pra për falsifikim të dokumentit zyrtar, dënimi maksimal është 5 vjet burg, në këtë rast është konsideruar se ish-shefi i DSK-së nuk është dënuar deri më tani, i cili sipas Ligjit për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, e vë atë në nivelin më të ulët. Kurse për denimet eventuale të ardhshme për të cilat akuzohet personi i njëjtë, ky nivel do të rritet në përcaktimin e gjobave”, argumentojnë ekspertët ligjorë për BIRN-it. “Duke e shënuar këtë rast, që nga fillimi, vetë ligji e kufizon kryerësin, nëse ai nuk është kryerës i krimeve të tjera, maksimumi që mund të marrë është dënimi me burg prej 24 muajsh. Kjo ka të bëjë me matematikë të thjeshtë me të cilën bëhen llogaritjet. Prandaj, të gjitha mosmarrëveshjet dhe shpërthimet e zemërimit duhet të shkojnë në drejtim të këtij ligji, pra në heqjen e tij në mënyrë që raste të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”, thotë Natali Petrovska nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë. Ajo që mbetet si fakt është se ish-shefi i UBK-së, nëse do të dënohet për rastet e tjera ku ai është i akuzuar, dënimi minimal me të cilin mund të përballet është prej 5 vjetësh deri në 20 vjet burg, shkruan TetovaPress.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...