Paratrupat amerikane dhe serbe ‘krah m’krah’ gjatë ushtrimeve dypalëshe

23:56 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Paratrupat serbe dhe amerikane do të hidhen krah për krah gjatë një stërvitje të përbashkët që synon formimin e lidhjeve ushtarake me Serbinë, tha gjenerali amerikan i ngarkuar për Komandën Ajrore Aleate të NATO-s.

Në stërvitjen, e cila po zhvillohet me ftesë të qeverisë serbe, paratrupat nga të dy vendet do të hidhen krah për krah nga 2 aeroplanë transporti C-130J të ndërtuara nga Lockheed Martin Corp, transmeton portali arbresh.info

Rreth 100 ushtarë amerikanë do të marrin pjesë në këto aktivitete, ndërsa ende nuk dihet se sa forca nga ushtria serbe do të marrin pjesë.

Ëolters tha se tensionet në Ballkan mbetën një sfidë për NATO dhe ushtrinë amerikane, por angazhimi është çelësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme