Shqipëria U21 luan pas dy ditësh me Irlandën e Veriut dhe synimi janë tre pikët. Në ndeshjen e parë me skuadrën irlandeze kuqezinjtë kanë humbur në shtesë pas një penalltie të shkaktuar nga Bare, ndërkohë që këtë herë kërkohet “hakmarrja”.
Para medieve sot kanë dalë në konferencë për shtyp mesfushorët Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani.
Emanuele Ndoj – “Ne duam fitoren, pasi duam të kalojmë grupin dhe të shkojmë në Europian. Jemi përgatitur mirë dhe jemi të përqendruar te ndeshja me Irlandën. Uroj të fitojmë”.
“Isha i dëmtuar në Kombëtaren e madhe dhe tani jam rikuperuar mirë. Jam te U21, jam mirë fizikisht dhe shpresoj të fitojmë me Irlandën. Po çdo ndeshje për një lojtar është mirë të luaje me përqendrim, është një test për të gjithë ne lojtarët e rinj. Uroj të bëjmë mirë”.
“Mund të kishim pasur më shumë pikë, pasi kemi demonstruar një lojë më të mirë se ekipet e tjera. Kemi luajtur topin, kemi pasur shanse për gol, kemi humbur shumë raste dhe tani urojmë të marrim pikë me Irlandën”.
“Na mungon sulmuesi, por ne jemi krejt lojtarë të mirë dhe shpresoj të bëjmë gol dhe të fitojmë. Lojë të bukur kemi bërë gjithmonë dhe na ka munguar goli. Them se do ia dalim, pasi luajmë futbollin më të mirë, ata qëndrojnë vetëm në mbrojtje. Jemi ekip i mirë”.
Ramadani – “Nga dita e parë që kemi ardhur këtu jemi të përqendruar ta marrim fitoren, jo fitoren me çdo kusht, por të hyjmë të bëjmë lojën tonë dhe në fund të fitojmë, pa pasur asnjë lloj euforie”.
“Kombëtarja? Çdo lojtar e pret momentin të bëhet pjesë e Kombëtares së Parë. Një minutë, një minutë, është kënaqësi të jesh aty”.
“Vendi i dytë? Mendoj se nëse fitojmë të premten kemi shanse të mira, pasi në këto kualifikuese kemi bëtë lojën më të mirë. Mendoj që të premten të fitojmë”.
“Hakmarrje me Irlandën? Mendoj që po. Në atë ndeshje isha në tribunë. Nuk është revansh, janë tre rezultate, por mendoj se këtë ndeshje duhet ta fitojmë, pasi duam t’ia arrijmë si ekip”.
“Nuk do kursehem asnjë minutë, pasi është U21 që më ka dhënë mundësinë të shkoj te Kombëtarja A. Nuk do kursehem dhe pastaj do i bashkohem ekipit të parë”.
“Duhet ta qarkullojmë topin sa më shpejt, pasi ata luajnë vetëm me top të gjatë. Duhet të ndryshojmë krahun shpesh”.
Objektivi është vendi i dytë, në çdo ndeshje kërkojmë fitore, ose rezultat pozitiv”.
“Të rinjtë te kuqezinjtë? Kombëtarja shikon edhe të ardhmen dhe kjo është pozitive. Një grup i ri mund të mësojë si mund të shkohet në kualifikuese. Kemi lojtarë të mirë, por nuk kemi pasur fat. Çdo lojtar jep maksimumin për të shkuar te Kombëtarja e parë”.
“Ndeshja është në Tiranë, ndaj i ftoj shqiptarët anembanë të vijnë të në mbështesin të premten në orën 18:00. Është një plus i madh”.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës