Google ADS

Katër qytete turke në mesin e qyteteve më të vizituara në botë

23:49 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Qytetet turke Stambolli, Antalia, Edirneja dhe Artvini kanë zënë vend në listën e “100 qyteteve më të vizituara në botë” të përgatitur nga kompania hulumtuese ndërkombëtare “Euromonitor International”, raporton Anadolu.

Në listën e shpalosur në kuadër të Panairit të Turizmit Ndërkombëtar në Londër, Hong Kongu ka zënë vendin e parë me 26,6 milionë vizitorë vitin e kaluar.

Ndërkaq, kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku, është radhitur i dyti me rreth 21,2 milionë vizitorë, kurse në vendin e tretë kryeqyteti britanik Londra me 19,2 milionë vizitorë.

Lista është përgatitur nga vizitat e vitit të kaluar, ndërsa për bazë janë marrë vizitat që kanë përfshirë qëndrimin prej të paktën 24 orëve në një qytet të caktuar.

Në listë, Stambolli është radhitur në vendin e 15-të me 9,17 milionë turistë, Antalia në vendin e 29-të me 6,1 milionë turistë, Edirneja në vendin e 68-të me 2,8 milionë turistë dhe Artvini në vendin e 85-të me 2,4 milionë turistë.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të raportit, Stambollin pritet ta vizitojnë nga 9,5 milionë vizitorë në vitin 2020, Antalian shtatë milionë, Edirnen tre milionë dhe Artvinin 2,8 milionë vizitorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme