Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar një muze të ri në vlerë të 1 miliardë dollarëve në Abu Dhabi.
Louvri i ri, i ndërtuar gjatë 10 viteve të fundit, mban 600 punime të përhershme dhe 300 të huazuara nga Franca, transmeton portali arbresh.info
Objekti që morri lëvdata nga kritikët, ka një kupolë me shina të projektuar për të lejuar diellin që të filtrohet në objekt.
Ajo mban art dhe artikujt që lidhin historinë me fenë nga e gjithë bota dhe Macron këtë e quajti “urë mes qytetërimeve”.
“Ata që thonë se Islami është shkatërrim i feve tjera, janë gënjeshtarë”, tha ai.
Projekti, i miratuar në mes të Francës dhe Abu Dhabit në vitin 2007, fillimisht kishte për qëllim që të hapej në vitin 2012, por u vonua për shkak të krizës globale financiare dhe për shkak të rënies së çmimeve të naftës.
Në këtë muze, asnjë nga 55 dhomat nuk është e njejtë.
Ndër veprat me vlerë të lartë, ndodhet edhe një statujë e sfinksit që daton nga shekulli i 6-të para Krishtit dhe një perde që përshkruan figura nga Kurani./arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...