Google ADS

Izraeli shpall “zonë të mbyllur ushtarake” rajonin në kufirin e Gazës

23:19 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pas shkatërrimit të një tuneli në kufirin e Gazës javën e kaluar, Izraeli ka shpallur “zonë të mbyllur ushtarake” rajonet në kufi, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës “Yedioth Ahronoth” në Izrael, mësohet se kreu i komandës jugore të ushtrisë së Izraelit major-generali Ejal Zamir, ka nënshkruar një vendim i cili shpall “zonë të mbyllur ushtarake” rajonet kufitare rreth Gazës.

Me këtë vendim ndalohet hyrja e fermerëve palestinezë që punojnë në arat në afërsi të rajoneve kufitare dhe ajo e punonjësve që vijnë për të punuar në këtë rajon.

Vendimi në fjalë është marrë për shkak të mundësive “të një sulmi kundër Izraelit” pas shkatërrimit të një tuneli javën e kaluar në kufirin e Izraelit me Gazën.

Më 30 tetor pasi Izraeli shkatërroi një tunel në Rripin e Gazës humbën jetën 12 palestinezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme