Google ADS

“Gollaku i takon Republikës së Kosovës”

23:03 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i AKR-së i ftuar në televizionin publik Islam Pacolli sërish është bërë zëri i mungesës së projekteve konkrete për Gollakun.

Ai qysh në fjalimin e tij të parë ka potencuar mungesën e investimeve në rajonin e Gollakut, nga vjen edhe vetë ai, shkruan arbresh.info

“Unë jam vetë nga Mareci, që është pjesë e këtij rajoni. Gollaku është një zonë jashtëzakonisht e madhe që ka 109 fshatra, gjë që shumica nuk e dinë, e një pjesë bukur e madhe që është zonë kufitare, e të bëhemi të sinqertë prej kohësh atje nuk është investuar asgjë, dhe në kërkojmë që të adresohen projektet që të zhvillohet kjo zonë, që i takon Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij mungesa kryesore është infrastruktura rruga, furnizimi me ujë, turizmi, shkollat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme