Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Ai po shoqërohet në shtetin gjerman nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu.
“Në ditën e parë të vizitës zyrtarë që po realizojmë, bashkë me deputeten, Teuta Haxhiu, në Gjermani në Republikën e Nordrhein-Westfalen (18 milion banorë, Republika më e zhvilluar në Gjermani dhe e pesta në Evropë) takova Presidentin e Parlamentit, z.Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative”, ka bërë të ditur Lekaj.
“E falenderova z.Kuper për mbështetjen që e gjithë Republika Federale e Gjermanisë, e konkretisht ajo e Nord’hain Westfalen i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbeshtejten për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë”, ka thënë Lekaj.
Ai ka treguar se temat kryesore ishin mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës, sipas standardeve evropiane, sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, dhe hapja e shkollave profesionale për t’i materializuar investimet.
Ai ka thënë se ka ftuar Kuper që në kohën me të afërt ta vizitojë Kosovën, në mënyrë që t’i shohë mundësitë nga afër për investitorët gjermanë.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj