Tyson Fury ka paraqitur padi

22:58 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tyson Fury ka paraqitur padi për zyrën angleze të anti-dopingut, pasi ai pretendon që substanca që përdori nuk ishte e ndaluar, pasi që ai kishte ngrënë vetëm mish derri.

Në qershorin e vitit 2016, boksieri britanez doli pozitiv në testin anti-doping, ku edhe e pengoi në zhvillimin e ndeshjeve.

Tani ish-kampioni i peshave të rënda do të bëjë një padi në drejtim të anti-dopingut për të kompensuar shumën që do të fitonte ai për revansh me Klitschkon.

Nëse kërkesa e tij aprovohet, atëherë zyra angleze e anti-dopingut do të duhej të paguante 5 milionë funta, përderisa buxheti i tyre është vetëm 8 milionë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme