Google ADS

LDK-AAK koalicion në Prishtinë?

22:38 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Nga partitë politike kandidate në komunën e Prishtinës, sapo është arritur edhe një marrëveshje.

Indeksonline nga burime të sigurta mëson se janë pikërisht Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ata të cilët sapo kanë arritur marrëveshjen për koalicion komunal.

Duhet përkujtuar që kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Prishtinën është, Arban Abrashi kurse nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 22 tetorit ishte, Arbër Vllahiu.

Pra në balotazhin e 19 nëntorit, Abrashi ka mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme