Google ADS

Qeveria polake-qytetarëve: “Shkoni dhe shumohuni si lepujt!”

21:47 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

“Shkoni dhe shumohuni si lepujt!” është mesazhi që qeveria polake ka për qytetarët e saj, pasi vendi shënon një nga normat më të ulta të lindjeve në Europë.

Ministria e shëndetësisë së Polonisë ka lëshuar një sfidë ndaj qytetarëve të vendit, duke përdorur disa lepuj të animuar për të ofruar këshilla për prindërit e sëmurë, transmeton portali arbresh.info

Në këshilla përfshihen ushtrimet, ushqimi i shëndetëshëm dhe përpjekja për të minimizuar stresin.

“Nëse dëshiron të jesh prind, ndiq shembullin e lepujve”, thuhet në broshura.

Polakët po ndjekin gjurmët e danezëve, të cilët në vitin 2015 nisën një fushatë, ku i inkurajonin qytetarët që të lindnin fëmijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme