Google ADS

Osmani: Përkrahja ndaj Abrashit s’ka munguar asnjëherë

21:34 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, është sot përkrah kandidatit për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi në Magazina Lokale.

Për prezencën krah tij, Osmani tha se edhe pse nuk u pa në publik me të, ka qenë afër tij çdo ditë, për dallim nga njerëzit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kam qenë përkrah Arbanit çdo ditë, për dallim nga njerëzit e tjerë të LDK. Unë dhe Arbani jemi rritur bashkë, prandaj kam arsye më të madhe për ta përkrahur sepse e njoh edhe si njeri, dhe besoj në projektet e tij dhe në ekipin e tij të ri dhe energjik, dhe në përkrahjen që e gjithë LDK ia ka dhënë kur bashkërisht kemi vendosur që Abrashi të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës”.

Ndërkaq në lidhje me koalicion mes AKR-së dhe Vetëvendosjes e cila u bë sot, Osmani tha është e njëjta me atë e vitit 2007 kur Limaj i kishte mbledhur të gjitha partitë së bashku, por LDK dëshmoi suksesin.

“Shpresoj dhe besoj nga kontaktet që i kemi çdo ditë me qytetarët që kjo do të vlerësohet dhe jo koalicionet të cilat shkelin parimet brenda natës e jo bashkime me njerëz që deri dje i kanë quajtur zhvatës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme